LAJMI I FUNDIT:

Westbrook: Nuk luaj për All Star, luaj për tituj

Westbrook: Nuk luaj për All Star, luaj për tituj

Superylli i Oklahoma City Thunder dhe lideri i çdo statistike këtë sezon në NBA, Russell Westbrook, ka folur për herë të parë pas lajmit shokues se ai nuk është përfshirë në pesëshen startuese të Perëndimit për ndeshjen All Star.

Westbrook i cili ka një MESATARE prej triple double duke udhëhequr në secilën statistikë të mundshme, teksa po e mban mbi supe ekipin e tij Oklahomasn, është lënë jashtë pesëshes së Perëndimit.


Para tij, tifozët, mediat dhe lojtarët kanë zgjedhur James Hardenin e Houston Rockets që po ashtu ka statistika të përafërta me Westbrook dhe Stephen Curryn, i cili nuk është as hija e atij që ka qenë në dy sezonet e fundit kur fitoi edhe dy herë radhazi MVP-në, një herë me vota unanime.

Dhe pasi bota e basketbollit u shokua me atë që ndodhi më Westbrookun mbrëmjen e kaluar, vet lojtari u shpreh shumë i qetë me këtë.

“Unë nuk luaj për t’u caktuar për ndeshje të All Star. Unë luaj për të fituar tituj të kampionit”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Westbrookut.

Westbrook megjithatë pritet të jetë në All Star, por si rezervist i ekipit të Perëndimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori