Nga 7 korriku, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë legjitime të thërras seancën konstituive të Kuvendit, por, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Këtë të drejtë, presidenti e ka të garantuar sipas rregullores së kuvendit ku në nenin e shtatë thuhet se Presidenti duhet të thërras mbledhjen konstituive brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve.
“Mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit e thërret Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.
Neglizhencën e presidentit Thaçi për të thirru seancën, Lëvizja Vetëvendosje e sheh si zhvatje, për shkak të mungesës së numrave për te formuar qeverinë nga PAN-i. Deputeti nga radhët e kësaj partie, Mytaher Haskuka, ka thënë për arbresh.info se presidenti Thaçi urgjentisht duhet të t’i jap mandatin Albin Kurtit që të formojë qeverinë.
“Se pari mosthirrja e seancës tregon që PANi nuk ka siguruar numrat për të formuar qeverinë, prandaj presidenti po mundohet të ju sigurojë më shumë kohë dhe kjo për neve është e papranueshme. Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe nuk bën që të vonohet formimi I institucioneve, kaluan më shumë se një muaj që nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit dhe ende nuk është thirr seancë konstituive, kjo është e papranueshme”, ka thënë Haskuka.
Ai ka kërkuar që të respektohen afatet kohore dhe vullneti i qytetarëve. “Ne mendojmë që duhet të respektohen afatet kohore dhe vullneti I qytetarëve, vullneti I qytetarëve ka treguar që Lëvizja Vetëvendosje është partia me më shumë deputetë dhe Albin Kurti ka qenë kandidati më I votuar për kryeministër, prandaj urgjent presidenti duhet ti jep mandatin Albin Kurtit ashtu që të formohet qeveria”, është shprehur Haskuka për arbresh.info
Sipas Rregullores së Kuvendit, presidenti duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive më së largu deri më 8 gusht. Pas kësaj, seanca e parë legjislative bëhet nga Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar dhe Kryesia e Kuvendit e po asaj legjislature. “Përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme”, përcaktohet në rregulloren e punës së Kuvendit.
Pastaj kryetari dhe Kryesia e Kuvendit të kaluar ftojnë kryetarët e partive që kanë hyrë në Kuvend për të biseduar mbi rendin e ditës së seancës konstituive.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre