LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e UÇPMB-së propozojnë zhvendosjen e lapidarit?

Veteranët e UÇPMB-së propozojnë zhvendosjen e lapidarit?

Në mbledhjen e sapo përfunduar të udhëheqjes së dy shoqatave të veteranëve të luftës të UÇPMB-së, e organizuar me kërkesë të Prishtinës dhe të Tiranës, është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës së këtij qyteti, transmetojnë mediat serbe.

Nesër në orën 11.00, në një mbledhje të caktuar me liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës, do të prezantohet ky vendim, transmeton gazeta serbe Blic, citon Koha.net.

Pritet që pas kësaj mbledhjeje të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi.


Në mbledhjen e posa përfunduar ka prezantuar edhe përfaqësuesi i OSBE-së.

Po sot, lidhur me fatin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ishte mbledhur lidershipi politik shqiptar i Luginës së Preshevës, por marrja e vendimit është prolonguar për nesër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori