LAJMI I FUNDIT:

Vdes duke kërkuar ndihmë në Komunë

Vdes duke kërkuar ndihmë në Komunë

Sadri H. Morina(1953), nga fshati Burim (ish Jovic) i Malishevës, ka vdekur të mërkurën në objektin e KK të Malishevës, ku kishte shkuar së bashku me njërin nga fëmijët e tij për të kërkuar ndihmë materiale.

Bëhet e ditur se deri te vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e një sulmi momental në zemër, pasi i ndjeri kishte vuajtur nga sëmundja e zemrës edhe më herët.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Bekim Begaj të enjten ka njoftuar se pas konstatimit të vdekjes natyrale të viktimës, trupi i tij i është kthyer menjëherë familjes për varrim, transmeton Koha.net.


Sipas familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme me zemër dhe ka pasur ndërhyrje kirurgjike tre herë në Slloveni, ku ka qëndruar deri para katër vjetëve. Por, gjatë qëndrimit atje, ai nuk ka arritur ta rregullojë si duhet çështjen e pensionit dhe me familjen e tij pesë anëtarësh ka jetuar në kushte të rënda materiale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori