LAJMI I FUNDIT:

Trumpi kritikon sërish mediat për “lajmet e rrejshme”, mbështetja për të bie në nivelin më të keq

Trumpi kritikon sërish mediat për “lajmet e rrejshme”, mbështetja për të bie në nivelin më të keq

Presidenti Donald Trump kritikoi sot përsëri median, duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me njoftimet që ka dhënë lidhur me takimin e djalit të tij vitin e kaluar me një juriste ruse, pasi i ishte premtuar se do t’i jepej informacion implikues për rivalen e të atit në zgjedhjet e 2016, Hillary Clinton.

Presidenti i bëri këto komente në Twitter, nga rezorti i tij i golfit në Bedminster, New Jersey. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya.


Trump shkruante në Twitter se “Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 emaile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?” Ai i referohej emaileve që zonja Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte sekretare shteti, si dhe thënieve se media ja kishte treguar pyetjen para se ajo të zhvillonte debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit, të cilat ajo i humbi.

“Përmes burimeve të rreme dhe paidnetifikuara, lajmet e rreme janë duke shkatërruar demokracinë në vendin tonë!” – shkruante sot Presidenti Trump në Twitin e tij.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se “një shtyp i liri dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë.”

Ndryshe, sipas një ankete të re, popullariteti i presidentit Donald Trump ka rënë gjatë 2-3 muajve të fundit. Në anketën e përbashkët të gazetës “Washington Post” dhe televizionit ABC, mbështetja për të ka rënë nga 42 për qind në muajin prill në 36 për qind në korrik.

Ndërkohë është shtuar mosmiratimi për politikat e ndjekura nga presidenti, duke arritur në shifrën 58 për qind; në mesin e tyre, 48 për qind thonë se “nuk janë aspak dakord” me mënyrën e trajtimit të çështjeve të ndryshme nga presidenti, një nivel ky, që sipas gazetës The Washington Post, nuk u arrit kurrë nga presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama. Një nivel kaq të ulët miratimi ka patur vetëm për presidentin George W. Bush gjatë mandatit të tij të dytë.

Thuajse gjysma e amerikanëve, 48 për qind e tyre, mendojnë, se vizioni për Shtetet e Bashkuara në botë është dëmtuar gjatë presidencës Trump; vetëm 27 për qind e të anketuarve thonë se vizioni i vendit është përmirësuar.

Anketa u zhvilluan pas njoftimeve në gazetën “The New York Times” se Donald Trump, Jr. dhe zyrtarë të fushtatës së zotit Trump janë takuar me rusët, me synimin për të mësuar informacione implikuese për kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Takimi me rusët u quajt “i papërshtatshëm” nga 6 në 10 amerikanë. Sipas anketës, takimin e quajtën të përshtatshëm thuajse gjysma e republikanëve të pyetur. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori