LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Arrestimi i Haradinajt qëllimkeq, ai do të lirohet

Thaçi: Arrestimi i Haradinajt qëllimkeq, ai do të lirohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt nga autoritet franceze ka qenë i panevojshëm.

“Kjo çfarë ka ndodhur me Haradinajn është veprim qëllim keq i Serbisë e cila nuk ka juridiksion mbi Kosovën. Veprimi i Francës është i pa qëlluar, i pa nevojshëm dhe nuk është dashur të ndodhte”, ka thënë Thaçi.


Ai ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Kam biseduar me z.Haradinaj në telefon, dhe është momenti i fundit që në mënyrë unike të ngrisim zërin ndaj këtyre veprimeve të Serbisë. Ka qenë një bisedë shumë miqësore, dhe besoj që shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, u shpreh Thaçi në Info Magazinë, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi më tej ka theksuar se këto veprime të Serbisë duhet të ndërpriten dhe se BE-ja duhet t’i vejë kushte Serbisë dhe të jetë e barabartë me të gjitha shtetet./Telegrafi/