LAJMI I FUNDIT:

Temat për të cilat nuk duhet të flisni me të dashurin

Temat për të cilat nuk duhet të flisni me të dashurin

Po kënaqeni në lidhje, por ekzistojnë disa gjëra që mund ta shkatërrojnë romancën tuaj. Fushat e 'minuara' që do të duhej t'i shmangni t i zbulon dr. Diana Kirschner, autore e librit "Love In 90 Days".

Çfarë mendoni për prindërit e tij?
Mos e bëni një gjë të tillë. Madje as atëherë kur ai e di se e ëma e tij është një ankth i vërtetë dhe dëshiron të kontrollojë gjithçka. Do ta mbrojë edhe atëherë kur ju e akuzoni me shkas.

Pse në banjë i keni kaluar 15 minuta?
Natyrisht, të gjithë kemi nevoja biologjike, por asgjë më shumë nuk e vret dashurinë se debati se çfarë ka ndodhur brenda Wc-së.


Kush ju pëlqen prej meshkujve të famshëm?
Natyrisht, të gjithë e dimë se sa seksi është Ryan Gosling. Këtë e di edhe i dashuri juaj. Por, ta përmendësh këtë para tij, jo vetëm se e bën të ndihet keq, por edhe xheloz.

Sa kohë ju nevojitet të bëheni gati?
Për të ruajtur pasionin, disa gjëra duhet të mbeten sekret. Kjo do të thotë se përgatitjet para se të dilni t’i mbani vetëm për veten tuaj.
/Telegrafi/