LAJMI I FUNDIT:

Të tjera pamje makabre nga terroristët: Ua fusin pushkën në gojë, pastaj i vrasin pengjet! (Foto/Video,+18)

Të tjera pamje makabre nga terroristët: Ua fusin pushkën në gojë, pastaj i vrasin pengjet! (Foto/Video,+18)

Propaganda e tmerrshme e ISIS-it së fundmi ka bërë publike pamje të cilat tregojnë ekzekutimin të “armiqve” të tyre me një mënyrë tjetër barbare.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një video tjetër e tmerrshme tregon xhihadistët duke vrarë katër robër duke ua vendosur pushkët në gojët e të dënuarve dhe duke i qëlluar.


Në pamjet, të cilat thuhet se janë filmuar nga ISIS në Siri, katër militantë janë parë duke “prezantuar” katër të burgosur të cilët ishin dënuar sepse kishin braktisur islamin.

Ata janë filmuar të gjunjëzuar në tokë me duart e lidhura pas shpine, përcjell Telegrafi.

Ekstremistët pastaj ua fusin pushkën në gojë dhe ua “zënë frymën” për disa sekonda para se ti qëllojnë për vdekje.

Më pas, ata shihen të shtrirë për tokë, të mbuluar në gjak.

Pamjet thuhet se janë publikuar nga kanalet mediale të ISIS-it, në të njëjtën ditë që ishte raportuar për vrasjen e liderit të tyre Abu Bakr al-Baghdadi. /Telegrafi/

w1

w2

w3

w4

w5

Për të shikuar videon, klikoni KËTU