LAJMI I FUNDIT:

A do të qëndronit shtrirë për 70 ditë nëse do të paguheshit 16768.36 euro?

A do të qëndronit shtrirë për 70 ditë nëse do të paguheshit 16768.36 euro?

Ne shpenzojmë diku rreth një të tretën e jetës në gjumë (ose së paku ashtu preferohet), por çfarë do të ndodhte në qoftë se në vend se të zgjohemi në mëngjes të qëndrojmë tërë jetën në shtrat?!

Dikush që ka qëndruar shtrirë në shtrat i sëmurë në spital e di shumë mirë këtë gjë, por çka nëse me të vërtetë do të qëndronit gjithë jetën tuaj në shtrat!


Pa marrë parasysh materialin ‘sfungjer memory’, prej të cilit përbëhen dyshekët më të mirë, sërish ky material do të lëndonte trupin tuaj.

Bazuar në studime të ndryshme është vërtetuar se muskujt, të cilët janë jashtë funksionit gjatë kohës që qëndroni të shtrirë në shtrat, do të humbin 10 deri në 15% të fuqisë për çdo javë. Muskujt tuaj fillojnë të humbin masën e tyre gradualisht.

Personi, i cili ka qëndruar shtirë për 70 ditë (dhe është paguar 16768.36 euro) gjatë këtij studimi, në momentin që është çuar prej dyshekut, të rrahurat e zemrës së tij kanë arritur në 150 – tregues ky jo shumë i favorshëm për shëndetin e njeriut.

Artikull i sjellë nga Dormeo!