LAJMI I FUNDIT:

Tavë me suxhuk, kopër, asparag dhe presh

Tavë me suxhuk, kopër, asparag dhe presh

Përbërësit:

▪ 1 kg suxhuk (ose ndonjë lloj tjetër i mishit të grirë)
▪ 1 presh i madhësisë së mesme
▪ 6-8 asparag (të prerë)
▪ ¼ filxhan qumësht kokosi ose qumësht bajamesh
▪ 1 lugë kopër e freskët
▪ ¼ lugë pluhur hudhre
▪ kripë dhe piper
▪ gjalpë ose vaj kokosi


Udhëzime:

Nxehet paraprakisht furra në 170 gradë. Suxhuku prehet në pjesë të vogla dhe vendoset për pjekje në një temperaturë mesatare.

Kur suxhuku të jetë gjysmë i pjekur shtoni koprën, asparagun dhe gatuani deri sa të largohet ngjyra rozë e suxhukut.

Largohet nga furra dhe i hiqet yndyra e mbetur.

Në një enë të madhësisë mesatare, tunden vezët dhe shtoni përzierjen e suxhukut duke i kombinuar së bashku.

Në fund, përbërësit vendosini në furrë për pjekje për 35-40 min deri sa vezët të jenë pjekur. /Telegrafi/