LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë grevë të mësimdhënësve në shtator

Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë grevë të mësimdhënësve në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, ka paralajmëruar se në shtator do të organizojë greva në arsim për realizmin e kërkesave të mësimdhënësve, të cilat janë të garantuara me kontratën e re kolektive. Mirëpo, sipas drejtuesve të kësaj sindikate greva nuk do të fillojë në fillim të vitit të ri shkollor më 4 shtator.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jasharaj në një intervistë për KosovaPress tha se më 21 qershor me të përfunduar viti shkollor, iu kanë dërguar të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës nga një shkresë zyrtare për t’iu rikujtuar se kanë nënshkruar kontratën e re kolektive për tërë arsimin e Kosovës dhe kjo kontratë i obligon ata edhe me ligj që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim.


Ai ka thënë se si sindikatë dhe mësimdhënës nuk do të futen në grevë më 4 shtator, në fillim të vitit të ri shkollor, sepse mund të jenë të keqkuptuar nga prindërit e nxënësve.

“Nuk hyjmë më 4 shtator (në grevë), sepse disa individë pastaj do të thoshin se ‘këta nuk po bëjnë grevë për t’i realizuar çështjet, por kanë bërë grevë që ta zgjasin pushimin’. E, po ashtu do na hidhëroheshin prindërit, sidomos ata të fëmijëve të klasës së parë… por edhe gjenerata të tjera por edhe nxënësit më të rritur”, theksoi Jasharaj.

Po ashtu, kreu i SBASHK-ut shpreh frikën tjetër se muaj tetor mund të jetë i shoqëruar me greva të administratës në Universitet të Prishtinës, ngase sipas tij, edhe ata kanë kërkesat e tyre.

Sipas tij, nuk janë realizuar tri pagat me rastin e pensionimit, pastaj pagat suplementare dhe as çështje të tjera nuk janë të rregulluara.

Jasharaj ndër të tjera ka thënë se po presin edhe themelimin e institucioneve, sepse siç tha ai do të kenë përplasje me drejtues të këtyre institucioneve për realizimin e premtimeve të cilat janë bërë gjatë fushatës zgjedhore për arsim.

“SBASHK-u është i gatshëm dhe ne po presim me të themeluar organet e nivelit qendror, ne përveç përplasjeve me komuna do të kemi përplasje edhe me nivelin qendror, sepse ata edhe në takimet që i kemi pasur, edhe gjatë fushatës janë zotuar se kërkesat tona do t’i realizojnë”, theksoi ai.

Kosova sipas të dhënave të MASHT ka rreth 400 mijë nxënës në arsimin fillor dhe në arsimin e mesëm, si dhe janë diku 25 mijë të punësuar, prej të cilëve 23 mijë e 366 janë mësimdhënës. /Telegrafi /

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori