LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Ajeti: Një rrugë në Berlin do të marrë emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Ambasadori Ajeti: Një rrugë në Berlin do të marrë emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, Florian Hauer, në landin e Berlinit.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan hapa konkret për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe u hodhën ide mbi projekte të përbashkëta në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës.


Ambasadori Ajeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se Sekretari i Shtetit, Hauer, ka shprehur mbështetjen e tij për një iniciativë që ka të bëjë me emërtimin e një rrugë në qytetin e Berlinit me emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo gjest simbolik do të shërbejë si një nderim i qëndrueshëm për jetën dhe trashëgiminë e Rugovës, si dhe do të theksojë lidhjet e forta dhe respektin reciprok ndërmjet dy shteteve.

“Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, shkroi Ajeti.

Ky njoftim vjen si një reflektim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, dhe një shenjë e angazhimit të vazhdueshëm për të ngritur më lart frytet e bashkëpunimit dypalësh.

Iniciativa për emërtimin e rrugës pas Presidentit Ibrahim Rugova në një nga qytetet më të rëndësishme të Gjermanisë është një simbol i fortë i miqësisë dhe mbështetjes që Gjermania ka treguar ndaj Kosovës që nga periudha e saj e pavarësisë./Telegrafi/