Nëse doni të mësoni diçka të caktuar, atëherë paraprakisht ju nevojiten dy lloje të njohurive: Njohuritë rreth lëndës në fjalë, si matematika, historia apo programimi dhe njohuri rreth mënyrës se si funksionon mësimi.
Lajmi i keq është se sistemi jonë i edukimit shpeshherë e shmangë njërën nga këto dyja. Kjo është problematike, duke marrë parasysh se aftësia juaj për të mësuar është përcaktues i madh i suksesit tuaj në jetë, duke filluar nga arritja në nivele akademike e deri te jeta profesionale,
Prindërit dhe edukatorët janë të mirë në kumtimin e llojit të parë të njohurive, por sa i përket llojit të dytë, këtu janë më të mangët, transmeton Telegrafi.
Prandaj, është e rëndësishme t’i mësoni disa strategji mësimi të cilat me të vërtetë funksionojnë dhe kanë ndikim pozitiv në jetën tuaj.
Detyrojeni veten të rikujtoni
Pjesa më pak e kënaqshme e mësimit efektiv është vështirësia që paraqet. Në fakt, disa ekspertë pohojnë se kur e keni të vështirë të mësoni, ju jeni duke mësuar më së miri, në të njëjtën mënyrë që ngritja e peshave në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.
Pavarësisht se nuk është e lehtë, është mirë ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt. Psikologët këtë e quajnë “efekti testues”: Kur përpiqeni të mbani mend një informacion të caktuar, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që atë kujtim ta betononi në tru.
Mos ia lehtësoni vetes gjërat…
Në një studim, studentët të cilët kishin lexuar fjalë si “këmbë-këpucë” kishin pasur më shumë vështirësi ta mbanin mend fjalën e dytë sesa studentët të cilët kishin lexuar fjalët e llojit “këmbë-k…cë”.
Këtë fenomen hulumtuesit e kanë gjuajtur “efekti i brezave”.
Bëjeni lidhjen e diçkaje të re me gjërat e vjetra
Aq më shumë lidhje që krijoni mes diçkaje të re që mësoni dhe diçkaje që e keni ditur më herët, aq më shumë kjo do t’ju ndihmojë ta mbani mend më vonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre