0Shares

Mesatarisht, njerëzit kalojnë rreth gjysmë ore duke qëndruar në linjat e pritjes në dyqane. Sipas disa statistikave, thuhet se popullsia e SHBA-së qëndron në linja rreth 37 miliardë orë në vit.

E pabesueshme, apo jo?

Kjo shifër i ka befasuar edhe shkencëtarët – të cilët kanë vendosur të ‘shpikin’ disa truqe p’r tju ndihmuar ta minimizoni kohën që e kaloni duke pritur në linjat e super marketeve, transmeton Telegrafi.

Qëndroni prapa një blerësi që ka shportën apo qerren të mbushur plot

Kjo mund t’ju duket si pakuptim, por hulumtuesit dëshmojnë se kjo është e vërtetë.

Çdo personit i duhet një kohë e caktuar për të thënë përshëndetjet, për të paguar, për të uruar ditën e mirë dhe për t’u larguar nga linja. Kjo mesatarisht i merr kohë një personi 41 sekonda, dhe për t’u regjistruar gjërat e blera mund të merr kohë 3 sekonda për një produkt.

Dan Meyer, zyrtar në Desmos, tregon se nëse qëndroni prapa një personi që ka në karrocë 100 produkte, ju do të shpenzoni 6 minuta duke pritur në linjë. Por, nëse qëndroni në një linjë ku përpara i keni 4 persona me nga 20 produkte, atëherë do t’ju duhet të pritni 7 minuta.

Kjo do të thotë se linja me më pak njerëz – që kanë karrocën e mbushur plot, lëvizë më shpejt.

Linjat në anën e majtë lëvizin më shpejt

Pasi që shumica e njerëzve janë djathtak, ata kanë tendenca të futen në linjat e anës së djathtë. Kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet ta zgjidhni anën e majtë.

Zgjidhni arkëtaren femër…

Sipas disa ekspertëve, thuhet se arkëtaret e gjinisë femërore janë më të shpejta në kryerjen e shërbimeve dhe më efiçiente.

Shikoni çfarë kanë në karrocë blerësit para teje

Kjo nuk ka të bëjë asgjë me kureshtjen se çfarë po blen tjetri – por këtë duhet ta bëni sepse produktet në paketime të forta dhe mbajtës xhami nuk marrin shumë kohë.

Më shumë merr kohë të skanohet barkodi i letrave dhe qeseve të ndryshme (çipsave, farave etj.), pasi që arkëtari shpeshherë duhet ta bëjë këtë në mënyrë manuale.

Rrjedhimisht, nëse një person është duke blerë pije freskuese – ai do të shërbehet më shpejt sesa konsumatori që është duke blerë çipsa. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)