LAJMI I FUNDIT:

Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan lojën vrasëse “Balena e Kaltër”, këto janë këshillat e psikologes

Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan lojën vrasëse “Balena e Kaltër”, këto janë këshillat e psikologes

“Sfida e balenës së kaltër”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë. Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?

Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten.


Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij.

“Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha për Top Channel Arjana Muça, psikologe.

Lojëra morbide "Balena e kaltër" arrin edhe në Shqipëri (Video)
Lexo po ashtu Lojëra morbide "Balena e kaltër" arrin edhe në Shqipëri (Video)

Për psikologen, 21-vjeçari që ka krijuar lojën ka kaluar një fëmijëri më probleme të mëdha psikologjike, e për këtë arsye një nga kushtet e lojës është që fëmijët të jenë të grupmoshës 9-17 vjeç. Por pse ka zgjedhur këtë grupmoshë?

“Është mosha tipike, sepse flasim për fillimin e adoleshencës. Kur flasim për adoleshencën, duhet të kemi parasysh që zhvillimi në vetvete është i lidhur me problematikën emocionale. Kemi rebelimin e një adoleshenti”, tha Arjana Muça.

Po prindërit, si ta kuptojnë nëse fëmija e tyre po luan apo jo me “Sfidën e balenës së kaltër”

Loja vdekjeprurëse “Balena e Kaltër”, shpëtohet e mitura nga Gjirokastra (Video)
Lexo po ashtu Loja vdekjeprurëse “Balena e Kaltër”, shpëtohet e mitura nga Gjirokastra (Video)

“Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pse ky fëmijë po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”, tha Arjana Muça.

Për Muçën, nga kjo lojë e rrezikshme nuk të shpëtojnë vetëm prindërit.

Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve (Video)
Lexo po ashtu Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve (Video)

“Institucionet tona duhet të bëjnë të mundur që në qendrat e internetit të krijojnë zona të grupuara për fëmijë të moshave të caktuara, që të përdorin kompjuterë me kod sigurie”, tha Arjana Muça.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori