Një 12-vjeçare nga rrethinat e Gjirokastrës i ka shpëtuar aktit final të lojës “Balena e Kaltër”, që shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes, falë vëmendjes së shokëve të klasës.
Ata kishin vënë re ndryshimet e saj në gjendje emocionale dhe sjellje deri edhe shenjat e vetëplagosjes. Vajza ishte në ditën e 33-të të lojës që zgjat 50 ditë. Ajo kishte 10 ditë pa ushqim . Vajza përdorte telefonin e një shoqeje dhe udhëzimet i merrte në pushimin e gjatë.
Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër, prindërit e vajzës nuk e kanë pikasur pasi vuajnë nga probleme psikologjike. Me vajzën po kujdesen psikologët, ndërsa është bërë edhe denoncimi pranë Zyrës së Krimit Kibernetik.
“Fëmija kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, kishte ditë pa ngrënë dhe pa pirë, një pjesë e udhëzimet të kësaj loje është edhe kjo. Një vajzë, të cilës i di vetëm emrin, i ka ofruar telefonin e saj dhe merrte udhëzime në pushimin e gjatë”, thotë Drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës, Lindita Rova.
Por rreziku i kësaj loje është i pranishëm në çdo familje dhe grupmoshë pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike.
“Fëmijët mund ta shkarkojnë vetë lojën në aparatet e tyre celularë. Në të gjitha rastet, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve që pësojnë fëmijët. Nëse bëhet më agresiv, nuk ju dëgjon, nuk ha, refuzon të pijë lëngje, nëse vëreni të grisura dhe të gërvishtura në trup, duhet të dyshoni tek loja “Balena e Kaltër”, thotë Rova.
Loja është përhapur si fillim nga Rusia, ku ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe në vendet fqinjë me Shqipërinë alarmi është dhënë prej disa muajsh. Fëmijët bien pre e lojës duke u kontaktuar si fillim në rrjetet sociale, kryesisht Facebook e më pas u nënshtrohen rregullave 50-ditore të administratorëve anonimë.
Rregullat konsistojnë në një kalendar detyrash si shëtitja natën dhe zgjimi çdo ditë në orën 04:20 të mëngjesit, shikimi i filmave horror e deri në vetëplagosje me sende të mprehta, transmeton tch.
Në Rusi besohet se pas këtij rrjeti qëndrojnë disa të rinj të diplomuar në psikologji.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur