LAJMI I FUNDIT:

Lojëra morbide “Balena e kaltër” arrin edhe në Shqipëri (Video)

Lojëra morbide “Balena e kaltër” arrin edhe në Shqipëri (Video)

“Balena e kaltër” quhet loja e frikshme që ka marrë jetën e dhjetëra fëmijëve në botë e që me sa duket ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Edhe pse autoritetet nuk e pohojnë këtë, janë vetë fëmijët që thonë se e luajnë lojën dhe dinë shumë detaje rreth saj.


“Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën? Por, unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”, tha një fëmijë.

“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë, se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”, tha një vajzë.

“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”, tha një tjetër.

“Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”, tha një tjetër fëmijë.

Pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete.

Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik. Fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës. Personi që e krijoi këtë lojë, një 21-vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi. /News24/BW/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori