Shtatë të lënduar në dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksidentin kryesor janë përfshirë tri automjete, ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga ekipet emergjente.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se në të njëjtën pjesë të autostradës kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera të ndara, në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të lënduarve për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve, ndërsa u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në autostradë, veçanërisht në kushtet e trafikut të rënduar. /tch/








































