Pritje deri në 80 minuta në kufi, kolona më e gjatë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e fundit në pikat e kalimit kufitar, ku pritjet më të gjata për udhëtarët janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të publikuara të dielën në orën 08:11, në këtë pikëkalim pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 80 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 400 metra e gjatë. Për dalje nga Kosova, pritjet janë më të shkurtra dhe zgjasin deri në 5 minuta.
Pritje deri në 10 minuta janë raportuar në të dy drejtimet edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Jarinjen, Kullën, Merdarën dhe Vermicën, pritjet për kalim janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara të automjeteve.
Sa i përket automjeteve transportuese, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në të gjitha pikat kufitare pritjet për kamionë janë nga 3 deri në 5 minuta, pa radhë të evidentuara. /Telegrafi/









































