LAJMI I FUNDIT:

Shkrirës të kilogramëve: Receta për pijen më të vjetër për dobësim!

Shkrirës të kilogramëve: Receta për pijen më të vjetër për dobësim!

Pini tri herë në ditë dhe do të lirohen nga teprica e kilogramëve.

Të gjithë ata të cilët vuajnë nga teprica e peshës trupore në një moment bëhen të ngopur dhe të lodhur me dieta të rënda, transmeton Telegrafi.


Në ato momente përparësi duhet t’i jepet më së mirës nga natyra, sepse pikërisht në të fshihen forca dhe ndihma më e madhe, te vështirësitë shëndetësore, por edhe te lufta me tepricën e kilogramëve.

Po ju japim recetën për pirjen e cila do t’i plotësojë nevojat tuaja për ushqimin (për shkak të vlerave të saj ushqyese), por edhe njëkohësisht do të shkrijë kilogramët e tepërt.

Fjala është për kombinimin e përbërësve aktivë të cilët shpejtojnë metabolizmin dhe pastrojnë trupin nga toksinat dhe nga teprica e yndyrave të cilat janë shtresuar në trup.

Si edhe te çdo dietë, është me rëndësi të jeni të disiplinuar dhe t’u përmbaheni përmasave të përshkruara dhe mënyrës së përdorimit.

Nëse do të pini këtë pije rregullisht, rezultate do të arrini për më pak se një muaj.

Përbërësit: një filxhan i vogël lëng domateje; ¼ e filxhanit lëng limoni; një lugë xhenxhefil të grirë në rende; një spec djegës; dy degëza selinoje (të madhësisë mesatare).

Përgatitja: Përzieni lëngun e domates, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe specin djegës. Do të përftoni 220 ml pije.

Shërbejeni në gota qelqi dhe shtoni degëzat e selinos të cilat i hani nga pak duke pirë pijen. Midis racioneve pini tri gota të kësaj pijeje.

Nëse bëni më shumë, pijen ruajeni në frigorifer. Përpiquni të mbani selino të freskët pranë vetes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori