LAJMI I FUNDIT:

Shembet rrokaqielli 17 katesh, të paktën 38 të lënduar (Video)

Shembet rrokaqielli 17 katesh, të paktën 38 të lënduar (Video)

Një rrokaqiell në kryeqytetin iranian sot u shemb pasi u përfshi nga flakët, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë informacion nëse ndonjë nga banorët ka mbetur nën gërmadha.


Gjithsesi thuhet se paktën 38 vetë u plagosën nga zjarri që përfshiu rrokaqiellin 17 katesh në Teheran.

Po sipas medieve të huaja, zjarri u shua nga ekipet e zjarrfikësve, para se ndërtesa të shembej.

Në ndërtesë, gjegjësisht në katin e parë të saj, thuhet se ishte e vendosur një qendër tregtare. /Telegrafi/