LAJMI I FUNDIT:

Shaptahoviq: Sigal Prishtina nuk ka lider

Shaptahoviq: Sigal Prishtina nuk ka lider

Plejmejkeri i Pejës, Samir Shaptahoviq, nuk beson se Sigal Prishtina ka ekip më të mirë se Peja. Ai thotë se në bazë të përforcimeve, të dyja ekipet janë të barabarta dhe kush është më i mirë, do të dihet përfundimisht në duelet e drejtpërdrejta. Gjithashtu, ka shtuar se bardhekaltërit nuk kanë një lider në ekip.

"Me përforcimet e bëra, mund të them se Prishtina nuk është më e mirë se Peja, e as Peja nuk është më e mirë se Prishtina. Jemi të niveluar tërësisht dhe ne ndeshjet direkte do të shihet se cili ekip është më i mirë", ka thënë Shaptahoviq.

Ai gjithashtu ka insistuar se te Peja nuk ka liderë, por të gjithë luajnë kolektivisht për fitore. Megjithatë, i vjen mirë kur kundërshtarët e shohin atë dhe Berishën si liderë te Peja.


"Ndoshta, te Peja janë dy liderë, por te Prishtina kush është lider? Nuk e di, cili është ai lojtar që në momentet vendimtare merr topin dhe e vendos lojën. Është gjë e mirë për një ekip kur llogaritet se ka dy liderë, pasi unë dhe Dardani jemi në gjendje ta vendosim lojën", ka shtuar Shaptahoviq për Koha Ditore.

Një ditë më parë kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, deklaroi se kanë ekip më të mirë se Peja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori