LAJMI I FUNDIT:

Rrjdhin pamjet e modelit të ri të Nexus 7

Rrjdhin pamjet e modelit të ri të Nexus 7

Siç duket tash më përfundimisht kemi disa nga fotot e tabletit të ri të Google, Nexus 7. Sipas Android Central, të cilët kanë arritur ta marrin në duar tabletin e ri Nexus 7, thuhet se Google do ta prezantojë gjeneratën e re të tabletit të saj të lirë gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa dje gjatë ditës në internet janë shfaqur edhe disa çmime të mundshme të tabletit, ku çmimi për modelin fillestar do të jetë 239 dollarë.

Tableti i ri, Nexus 7 do të paraqitet me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç dhe rezulucion prej 1980 x 1200 pikselëve, ndërsa procesori i tabletit do të jetë Qualcomm Snapdragon me shpejtësi prej 1.5 GHz.


Është e mundur që Nexus 7 të vijë me dy opsione të ndryshme të procesorëve ku njëri prej tyre do të jetë Snapdragon S4, ndërsa tjetri Snapdragon 600.

Tableti i ri i Google, Nexus 7 do të përmbajë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel dhe atë të përparme me 1.2 mega-piksel. Hapësira e brendshme e tabletit do të vijë me dy opsione, 16 dhe 32GB, dhe versionin më të ri të Android 4.3 Jelly Bean. / Telegrafi /