Marka më e madhe franceze në botë, Renault po shihet si e tillë edhe në Kosovë. Nga çdo 10 vetura të reja të shitura në tregun tonë mesatarisht, pothuajse njëra prej tyre ka qenë Renault Clio dhe tjetra Renault Captur.
Viti 2016 ka qenë i jashtëzakonshëm për Renault edhe në Kosovë. Marka e dytë më e madhe e veturave në Evropë ka regjistruar rritje të jashtëzakonshme të shitjeve gjatë vitit të kaluar. Por dallimi më i madh në kërkesën e tregut kosovar është vërejtur në modelet lidere edhe në Evropë, përkatësisht Renault Captur dhe Clio.
“Rritja më e madhe në shitjet e vitit të kaluar është regjistruar në gjeneratën e katërt të modelit Clio. Por ky model i veturës së Renault mban edhe titullin e veturës franceze më të shitur në botë me 13 milionë njësi, dhe Kosova tashmë është pjesë e këtij trendi global që po vendoset nga modeli Clio – i cili e dominon segmentin tash e 5 vite”, ka thënë Zgjim Mita, drejtor ekzekutiv i Auto Mita, përfaqësuesit zyrtar të veturave Renault, Dacia dhe Nissan për Kosovë.
“Nga një total prej çdo 10 veturave të shitura në tregun tonë, Clio dhe Captur kanë kontribuar me pothuajse dy njësi mesatarisht, dhe kjo statistikë i bën këto dy nga modelet më të kërkuara në treg, kur dihet sasia e madhe e markave dhe prodhuesve që ofrojnë modelet e tyre të veturave të reja në Kosovë”, ka treguar Mita.
Bazuar në të dhënat zyrtare të shitjeve për Kosovë, Renault Clio dhe Captur po ashtu kanë përbërë pjesën më të madhe të shitjeve për biznese dhe organizata (flota veturash), pasi që bizneset dhe institucionet e rëndësishme në treg sikurse Coca Cola, TEB, KEDS dhe Exclusive kanë qenë ndër kompanitë që biznesin e tyre të transportit kanë vendosur ta bëjnë me këto modele veturash.
Modeli Captur sikurse në Evropë, edhe në Kosovë është lider i pakontestueshem i segmentit crossover- i cili ka qenë më i popullarizuari në Evropë në 2 vitet e fundit. Ndërsa Renault në 3 vitet e fundit vazhdon të jetë marka me rritjen më të madhe në Kosovë.
Renault ka regjistruar rritje nga viti në vit për 374,000 njësi të reja, me totalin e shitjeve të veturave të saj që ka arritur në 3.18 milionë njësi gjatë vitit 2016. Renault tani është marka kryesore franceze në botë, ndërsa në të njëjtën periudhë vëllimet e Dacia dhe Renault u rritën për 38.8 për qind. Marka e Renault tani është e dyta në Evropë, ndërsa në vitin 2017, Renault i ka rritur ambiciet me linjë të re të produkteve, lansime të reja dhe zhvillim ndërkombëtar
Në gjithë Evropën përgjatë gjithë vitit 2016, Renault ka mbajtur lidershipin e saj në makinat qytetit, segmentin B, për shkak të shfaqjes së suksesshme nga dyshja dominuese Clio dhe Captur.
Sipas statistikave zyrtare të shitjes së veturave të reja në tregjet evropiane, Renault Clio ka qenë vetura më e shitur në kontinent në kategorinë e saj edhe për vitin 2014 dhe 2015. Në tregun evropian te automjeteve komerciale të lehta, shitjet e markës Renault u rritën 9.9% për të arritur 296,187 automjete dhe një pjesë tregu prej 14.8%. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre