Borxh i jashtëm i Maqedonisë vazhdon të rritet, ndërsa institucionet nuk japin sqarime për destinimin e parave që merren si nga bankat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, shkruan REL.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të vitit 2016, borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, shifër kjo rekorde sa i përket huamarrjes që nga pavarësia e Maqedonisë.
Politika e marrjes së borxhit ka nisur edhe këtë vit me rreth 32 milionë euro nga ekonomitë vendore, disa ditë para se të përfundojë afati për kthimin e një borxhi prej rreth 15 milionë eurosh, gjë që ka ngritur dilemat në se borxhi merret për të shlyer borxhet e vjetra.
Pos kësaj, reagimet më të mëdha vijnë për faktin se borxhi merret nga Qeveria teknike, që sipas njohësve të çështjeve ekonomike, është e patolerueshme, pasi kabineti i tanishëm, në bazë të Kushtetutës, kryen vetëm punët teknike deri në formimin e Qeverisë së re.
“Unë dyshoj se këtë e bëjnë për qëllime të caktuara. Duke e ditur se është në largim e sipër, Qeveria teknike me këtë tenton të fshehë shumë punë të pista që janë bërë vitin e kaluar. Përveç kësaj, me këtë bien poshtë edhe pohimet se deficiti buxhetor është nën tre për qind, që faktikisht del është shumë më i lartë. Nuk ka aspak transparencë, qytetarët nuk e dinë se për çka merret borxhi dhe ku shkojnë këto para”, thotë Sllobodan Najdosvski, ekspert i ekonomisë dhe ish-deputet.
Edhe Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike dhe ish-drejtor i Zonës së lirë ekonomike në Tetovë, hedh dyshime rreth destinimit të parave nga borxhet e marra.
Halili është i bindur se këto para nuk do të përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit, për investime kapitale, apo për forcimin e kapaciteteve ekonomike, por për mbulimin e dështimeve, apo mbajtjen gjallë të ekonomisë së rënduar.
“Marrja e këtij borxhi më shumë do të orientohet në zbutjen e përkohshme të gjendjes edhe ashtu të rënduar ekonomike. Edhe pse zyrtarisht nuk dihet përdorimi i këtyre mjeteve, por sigurisht se një pjesë mund të shkojë për kthimin e borxheve të marra paraprakisht”.
“Kurse, një pjesë tjetër do të shërbejë ndoshta për të zbutur Fondin pensional dhe fondeve tjera, pasi tashmë dihen vështirësitë që kanë për të shlyer detyrimet ndaj shfrytëzuesve të tyre”, thotë Halili për Radion Evropa e Lirë, duke mos përjashtuar mundësinë për mbulimin e keqpërdorimeve që janë bërë për projekte të shumta që tashmë janë objekt hetimi nga Prokuroria Speciale.
Ai thotë se sikur paratë të ishin të destinuara për projekte kapitale, Qeveria nuk do të ndalej së reklamuari projektet e tilla.
“Në momentin kur ju merrni borxh dhe në anën tjetër nuk u tregoni qytetarëve apo publikut se për çfarë do të shfrytëzohen këto mjete, atëherë hapësira për dyshime është shumë e lartë. Sikur këto mjete të përdoreshin për projekte konkrete, atëherë besoj se Qeveria këto do t’i reklamonte në mënyrë shumë pompoze”, vlerëson Halili, duke hedhur dyshime mbi keqpërdorimin e parave nga marrja e borxheve.
Nga Qeveria, paraprakisht kanë thënë se borxhet merren për ruajtjen e stabilitetit ekonomik, por edhe për shlyerjen e detyrimeve tjera dhe, sipas saj, është normale që shtetet të marrin borxhe. Syrtarë qeveritarë thonë se Maqedonia, për dallim nga shtetet tjera, nuk është edhe aq shumë e zhytur në borxhe. Kriza ekonomike në vend është përshkallëzuar me krizën politike e pranishme tashmë tre vjet.
Si pasojë e saj, por edhe e politikave qeveritare, e para së gjithash projektit kundërthënës “Shkupi 2014” që besohet të ketë kushtuar më shumë se 500 milionë euro, Maqedonia ndodhet në krizë të rëndë ekonomike, pa investime kapitale dhe me ekonomi vendore të pazhvilluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre