LAJMI I FUNDIT:

Punimet te ura në veri të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e Qeverisë

Punimet te ura në veri të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e Qeverisë

Në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar punimet në kuadër të ndërtimit të zonës së re urbane tek ura mbi lumin Ibër dhe hapësira përreth.

Punimet e reja, pasuan rrënimin e murit në këtë pjesë, i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Ndërtimi i tij pati nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.


Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës i patën dhënë një muaj afat komunës veriore të Mitrovicës që ta rrënonte murin, para se të ndërmerreshin hapa ligjor.

Nisur nga situata që ishte krijuar, ky mur ishte rrënuar, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Tani, konstruksioni i ri, përbën një ndërtim betoni prej 53 metra të gjatë, kurse lartësia do të jetë nga 40 deri në 70 centimetra.

Marrëveshja e arritur, është thënë se do të rezultojë me ndërtimin e një zone për këmbësorë sipas marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ashtu siç është arritur marrëveshja më 4 shkurt, sot fillojmë punimet për ndërtimin e konstruksionit të ri”, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili ka ndjekur nga afër punimet.

“Mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të sigurohen se gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”, ka thënë Rakiq.

Ai nuk ka mundur ta parashikojë se sa kohë do të zgjasin punimet, por është shprehur i bindur se kësaj radhe do të ecet përpara me projektin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Ndërkohë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se muri ilegal, si edhe nisja e trenit provokues nga Serbia për në Mitrovicë, ishin pjesë e skenarëve të Beogradit.

“Pse ka ndodhur ky mur ilegal dhe provokimet destabilizuese të një pas njëshme, për mendimin tim shfaqin një përpjekje të Serbisë që të destabilizojë situatën në Kosovë në një kohë kur kishte tranzicion të administratave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur Serbia kishte një iluzion se gjoja administrata e re amerikane e presidentit Donald Trump, pra sipas iluzioneve të tyre, do të mund të ndryshonte qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashihet që në kuadër të rivitalizimit të urës mbi lumin Ibër dhe hapësirës përreth të mënjanohen të gjitha barrikadat dhe të krijohet hapësirë për lëvizje të lirë në drejtim të veriut dhe jugut të Mitrovicës, si për njerëz ashtu edhe makina. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori