LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Nazimja e Fiqiriu, të dashur pa presione

Prokuroria: Nazimja e Fiqiriu, të dashur pa presione

Fakte të reja kanë dalë në dritë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë për Nazime Vishën, e akuzuar për vrasjen e Fiqir Muçës.

Pas përfundimit të afatit 30-ditor të arrestit me burg, Prokuroria i është drejtuar sërish Gjykatës së Tiranës me kërkesën për caktimin e masës burg pa afat për 18-vjeçaren. Prokurori nga ana e tij deklaroi se pasi është administruar telefoni dhe i është nënshtruar ekspertizës, ka rezultuar se 18-vjeçarja nuk ka pasur presion nga Muça, por ka qenë një komunikim normal mes dy personave që kanë një lidhje mes tyre.

Ndërkaq, Gjykata e Tiranës pasi dëgjoi pretendimet e të dy palëve, vendosi të lërë në burg pa afat 18-vjeçaren.


Gjatë seancës së tw premtes, përfaqësuesi i organit të akuzës, prokurori Blerim Tominaj është shprehur se gjatë kësaj periudhe është administruar telefoni i viktimës, ku janë gjetur disa sms dhe foto.

“Nga analiza e tyre rezulton që e dyshuara nuk ka pasur asnjë presion. Mes tyre ka pasur një komunikim normal dhe se është komunikimin mes dy njerëzve që kanë një lidhje të qëndrueshme dhe solide”, është shprehur në sallë prokurori.

Gjithashtu, prokurori bën të ditur se është provuar se Nazime Visha nuk ka pasur asnjëherë presion nga viktima, njëkohësisht dhe largimi i saj nuk është bërë në kushtet e presionit, sepse sipas prokurorit, ekziston një SMS një ditë përpara largimit nga banesa, ku 18-vjeçarja i shkruan se “nesër do ikim”, shkruan Gazeta Shqiptare.

Nga ana tjetër, organi i akuzës shprehet se nuk është i qartë fakti nëse familjarët e Vishës ishin në dijeni të lidhjes së tyre, por në mënyrë indirekte ata mund të kenë pasur dijeni, pasi në SMS-të e shkëmbyera, 18-vjeçarja përveç se kërkonte gjëra për vete, i kërkonte dhe gjëra për shtëpinë. I vetmi moment ende enigmë, sipas Prokurorisë, është fakti që nuk kuptohet ndryshimi i qëndrimit të Nazime Vishës, nga sjellja normale, e cila konfirmohet dhe nga dëshmia e taksistit, tek vrasja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori