LAJMI I FUNDIT:

Po mbahen provimet pranuese në UP

Po mbahen provimet pranuese në UP
Ka filluar sot të mbahet provimi pranues në pjesën dërmuese të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për medie nga Menaxhmneti i Universitetit të Prishtinës” Hasan Prishtina”.

Më tej thuhet se tashmë rektori Marian Dema bashkë me disa profesor dhe stafin tjetër të menaxhemtit  të UP-së  kanë vizituar pesë njësi akademike: Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik  dhe Filozofik, e ne të cilat siç kanë thënë ata  gjithçka është duke shkuar sic duhet.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë:


Të nderuar përfaqesues të mediave,

Ju njoftojmë se sot më 19.07.2017, filloi provimi pranues në pjesën dërmuese të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rektori Dema me prorektorët Sahiti, Badivuku, Pustina, Bytyçi dhe sekretarin Kelmendi, vizituan pesë NjA: Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe Filozofik. Vlen të theksohet se në të gjitha NjA të vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Kandidatët ishin të vendosur nëpër salla, duke plotësuar testet, derisa menaxhmenti i NjA, stafi akademik, kujdestarët dhe sigurimi ishin të pranishëm në të gjitha hapësirat e vizituara. Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasditës, nesër dhe pasnesër. Për më shumë informata, ju lutem, përcjellni listën tanimë të publikuar, si në vijim: 1. Fakulteti Filozofik më datë 19.7.2017 në ora 9.00 2. Fakulteti i Filologjisë më datë 19.7.2017 në ora 9.00 3. Fakulteti Juridik më datë 19.7.2017 në ora 9.00 4. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.7.2017 fillon në ora 9.00-15.00 5. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.7.2017 fillon në ora 15.30-17.30 6. Fakulteti i Arteve të Bukura më datë 19.7.2017 dhe 20.7.2017 në ora 9.00 7. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.7.2017 në ora 9.00 8. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.7.2017 fillon në ora 9.00-11.00 9. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19 dhe 20.7.2017 në ora 8.00 10. Fakulteti i Edukimit më datë 19.7.2017 në ora 9.00 11. Fakulteti i SHMN-së më datë 20.7.2017 në ora 9.00 12. Fakulteti Ekonomik më datë 20.7.2017 në ora 9.00 13. Fakulteti i Mjekësisë më datë 21.7.2017 duke filluar nga ora 9.00. Me respekt, Menaxhmenti i UP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori