Dikur, kur shqiptarët shtypeshin nga Serbia, e vuanin në shpirt edhe shtypjen e palestinezëve nga Izraeli. “Palestinezët janë populli më i shkolluar në botë”, thoshin shqiptarët, që assesi nuk dinin se nga vinte kjo “statistikë”.
Sidoqoftë, lideri i dikurshëm palestinez, Yasser Arafati, në çdo takim që kishte me burrështetas të shteteve të zhvilluara, kërkonte shanse për shkollimin e pjesëtarëve të popullit të tij. Lideri i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Josi Broz Tito, atë dëshirë ia plotësonte. Dhe, jo vetëm Arafatit, po çdo lideri të çdo shteti që ishte pjesë e Lëvizjes së të Painkuadruarve.
Por, cilat ishin kriteret për studentët nga këto shtete, në universitetet e fuqishme të ish-Jugosllavisë komuniste – ku përjashtim nuk bënte as ai i Prishtinës, tek i cili studionin plotë të huaj?
“Kishin standarde të dyfishta për të painkuadruarit”, thotë Adnan Mustafa, i cili në vitet ’80 të shekullit të kaluar kishte mbaruar Farmacinë në Universitetin e Beogradit. “Diplomonin në afat, pa e ditur madje si duhet serbokroatishten – gjuhën me të cilën kryenin studimet”.
Pra, kriteret për vendasit ishin të ashpra, po jo edhe për të huajt që do të “thyenin qafën” te shtetet nga ku vinin. Kështu, del që përqindja e madhe e të shkolluarve palestinezë – edhe po të ishte më e madhja në botë – prapë nuk është barometër i një arsimimi të mirëfilltë.
***
Sot, në demokraci, Kosova është ndoshta vendi që prin me numrin e të “shkolluarve”. Në këtë shtet janë shtatë universitete publike e 25 private. Përderisa në Gjermani apo në Britani të Madhe është një universitet për 200 mijë banorë, Kosova me afro 1.8 milionë banorë ka një universitet për diku 56 mijë banorë. Anomalia më e madhe zbërthehet me këtë fakt: derisa në Gjermaninë me 82 milionë banorë janë 3-4 mijë studentë aktivë të Juridikut, Kosova i ka afro 14 mijë!
E, kush janë këta studentë dhe mësimdhënës të tyre?
Janë pasqyrë e asaj që ka përshkruar Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA). Sipas testit të vitit 2015, fëmijët e moshës 15-vjeçare në Kosovë, janë pak të lexueshëm, dinë gati asgjë për shkencën dhe janë të dobët në matematikë. Më keq se Kosova qëndrojnë veç nxënësit e Algjerisë dhe ata të Republikës Dominikane.
Ky rezultat është pasqyrë edhe e anomalisë në çdo institucion arsimor, deri te Akademia e Shkencave ku gjatë inaugurimit të objektit të saj të ri më 2010, u vu pllaka me një thënie kot të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi: “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”!
***
Përkitazi me këtë, ia vlen të tërhiqet një paralele me të kaluarën. Dikur, gjatë monizmit, në Gjykatën e Gjilanit ishte dërguar një i porsadiplomuar në Juridik, për ta kryer punën praktike.
“Më ka lodh, një referat nuk dinte ta shkruante”, ishte reagimi i një juristi me përvojë, që merrej me këtë injorant.
Por, i porsadiplomuari martohet me vajzën e një funksionari të pushtetshëm dhe me ndihmën e pushtetit bëhet kryetar i Gjykatës. Atëherë, të gjithë thoshin për të: “Djalë i ri, i zgjuar dhe me perspektivë”!
E, mentori që e njihte, e që u bë vartës i tij, plaste duke u ankuar: “Unë bre po e di se si e bënë të madh, por a po më tregon kush se si e bënë të mençur”?
Këtë jurist injorant e bëri të “zgjuar” pushteti, e të tjerët sot i bën edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si institucioni më i lartë i shkencës dhe artit në vend!
***
Kështu, PISA është pasqyrë e mjerimit në të cilin gjendet Kosova. Gazetari Agron Halitaj thotë se shkollimi i lartë është shndërruar në “sportel për dhënie diplomash”. Ndaj, këta nxënës, kush kanë mundësi materiale, do të bëhen lehtë nesër me diplomë fakulteti e nga ta do të varet e ardhmja. Sepse, në shtetet pa resurse, zhvillimi ekonomik është i ndërlidhur me edukimin. Ndërkaq, kush ka krah polik, do të sundojë me vendin e ç’është më e keqja, do të mbahet për të mençur e do të thur fjalë “të mëdha”!
Gjithçka është e mundshme, kur edukimi shndërrohet në degë të politikës. Për këtë, avokati Kujtim Kërveshi thotë: “Politika duhet të heq dorë nga arsimi, sepse shkollat nuk mund të mbahen me militantë politikë dhe nga shkollat nuk mund të ushqehet politika me vota. Këta nxënës të testuar sot nga PISA, nesër duhet të jenë bartës të proceseve! Ky është fundi i pusit”!
Numri i madh i studentëve në universitetet publike e private të Kosovës i kontribuon veç pushtetit, për të ulur statistikat e të papunëve (studentët nuk llogariten si të papunë). Këtë politikë e kanë aplikuar më parë shtetet e Lindjes së Mesme. Atje u shtua numri i universiteteve, me drejtimet që nuk kanë lidhje me realitetin dhe kërkesat e punës në vend. Niveli i atyre që dilnin nga shkollat e mesme – me nivel të ultë edukimi – e që regjistroheshin pa problem në arsimin e lartë, arrinte madje në 75 për qind. Të gjithë u bënë të “shkolluar”, si palestinezët! Por, këto statistika u kthyen në bumerang: shpejtë, numri më i madh i të papunëve ishte me diploma universitare dhe ishin pikërisht këta që ndezën fitilin e asaj që do të njihet më vonë si Pranvera Arabe.
PISA pra bën me dije se aty ku arsimi është në nivelin pis, shteti mund të bëhet edhe më pis!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre