Ka disa situate ose vende të caktuara që shkaktojnë zënka midis të dashuruarve. Duke i lexuar do e keni më të lehtë t’i shmangni këto situata.
Këshilluesja e marrëdhënies në çift Rhoberta Shaler, ju tregon edhe se si t’i evitoni.
1. Kur udhëtoni bashkë
Paketimi i gjërave, udhëtimi apo itinerari që do të ndiqni çdo ditë do të jenë disa nga skenarët që do t’ju bëjnë të diskutoni gjatë dhe shpesh të konfliktoheni. Kur udhëtoni rutina e përditshme prishet dhe ju do të keni më pak kontroll në shumë gjëra. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, ju keni tendencën të fajësoni njeriun më të afërt që zakonisht është partneri juaj.
Në vend të kësaj ajo këshillon që të gjeni një zgjidhje në moment. Nëse avioni juaj vonohet dhe keni uri në vend të fajësoni të dashurin tuaj përpiquni të gjeni një zgjidhje tjetër.
2. Në darkë me miqtë
Nëse jeni në një darkë të bukur me çifte të tjera të lumtura, nuk duhet t’i kundërviheni atij para të tjerëve. Prisni një moment të përshtatshëm kur të jeni bashkë dhe flisni me të.
Shaler thotë se shumë njerëz sillen në këtë mënyrë pasi përpiqen që të jenë argëtues (edhe pse kjo bie në kurriz të partneres së tyre) ose ata duan të diskutojnë diçka që i shqetëson për marrëdhënien tuaj. Është e rëndësishme që këto gjëra t’i diskutoni bashkë si çift dhe të kuptoni se çfarë e ka prekur atë.
3. Në një festë ose dasmë
Ngjarjet e mëdha sociale sjellin konkurrim në disa çifte. Ata shohin dhe çifte të tjera dhe pyesin njëri-tjetrin: “Po ti pse nuk je me mua si është ajo me atë?”. Më mirë fokusohuni në ngjarjen që po merrni pjesë dhe argëtohuni. Mund t’i lini këto çështje për ditën tjetër.
4. Në trafik me makinë
Kur ngeleni në trafik keni përsëri më shumë mundësi që të keni konflikte me partnerin pasi ajo është një situatë me më shumë stres. Shaler sugjeron në këto raste, se të flasësh për një shqetësim të përbashkët është më mirë: “Ky trafik është i tmerrshëm dhe po më jep ankth. A po të streson dhe ty?”. Humori po ashtu mund t’ju ndihmojë në këto raste.
5. Kur janë prindërit e tij/saj
Për shumë çifte duke qenë të rrethuar me marrëdhëniet e njërit-tjetrit keni më shumë mundësi për këto konflikte. Një njeri i tretë që ndërhyn në marrëdhënien tuaj nuk është i mirëpritur. Nëse largoheni për pak nga pjesa tjetër e familjes ose dilni për një shëtitje me partnerin, do e keni më të lehtë.
Pyeteni vazhdimisht partnerin se çfarë ai do ose çfarë mendon dhe do e keni më të thjeshtë të kuptoni se si ndihet ai me familjen tuaj dhe ju me familjen e tij. Bëni krahasimin duke folur hapur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Gratë të cilat e ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre