LAJMI I FUNDIT:

Përplasen OBRM-PDUKM dhe LSDM për tre mijë punëtorët e falimentuar

Përplasen OBRM-PDUKM dhe LSDM për tre mijë punëtorët e falimentuar

OBRM-PDUKM opozitare në reagimin e kumtesës së sotme të LSDM-së për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar e akuzoi partinë në pushtet për hipokrizi, manipulime dhe gënjeshtra ndaj asaj kategorie të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është jashtëzakonisht hipokrizi që LSD të flasë për mbrojtje sociale dhe kujdes për funksionimin e punëtorëve social, kur në periudhat derisa ishin në pushtet me gisht nuk lëvizën për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në Republikën e maedonisë. LSD të ndalojë me manipulimet dhe gënjeshtrat ndaj të falimentuarve”, qëndron në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.


Mes tjerash theksohet se LSDM duhet menjëherë ta rrisë pagën mesatare më 30.000 denarë, ndërsa atë minimale në 16.000, mjekët të marrin 100.000 denarë pagë dhe të hapen mijëra vende pune. Patjetër, shtohet të ndërtohen 600 kilometra të reja autostradë në vend që të bllokohet ndërtimi i atyre ekzistuese.

Nga ana tjetër, LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejti do të miratohet ligj për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi vendore të shtetit, në opinion të njohur si “ligji për të falimentuarit”.

Kjo, theksoi partia është edhe një masë kryesore nga programi parazgjedhor i LSDM-së dhe nga Programi i Qeverisë së re.

Sipas LSDM-së, me vendim ligjor do të përfshihen rreth 3.000 punonjës të falimentuar që do të marrin kompensim mujor prej 7.596 denarësh për çka janë siguruar para përmes ribalancit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori