LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të lëndimit, sulmuesi shpëtoi nga vdekja

Për shkak të lëndimit, sulmuesi shpëtoi nga vdekja

Sulmuesi i Chapecoenses, Alejandro Martinuccio, ka sqaruar se lëndimi nuk ia kishte lejuar që të udhëtonte me bashkëlojtarët e tij në aeroplanin që u rrëzua në Kolumbi.

Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Medellinit për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, kur aeroplani u rrëzua në Cerro Gordo në komunën La Union.


Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar se së paku 75 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa flitet për gjashtë të mbijetuar – në mesin e tyre, futbollistët Alan Ruschel, Jackson Follmann dhe Helio Hermito Zampier Neto.

Rrëzohet aeroplani me futbollistë brazilianë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani me futbollistë brazilianë (Foto/Video)

Martinuccio është dashur të udhëtonte me 22 bashkëlojtarët e tij, por mbeti në Brazil për të vazhduar shërimin.

“Është një moment shumë i vështirë. U zgjova me këtë lajm. Jam shumë i pikëlluar. Kam qenë duke u rikuperuar nga lëndimi dhe nuk udhëtova. U lëndova para një muaji e gjysmë, prandaj nuk isha në aeroplan”.

“Të gjithë janë të pikëlluar. E gjithë kjo është shumë e vështirë. Krejt çfarë kërkoj nga ju është që të luteni për bashkëlojtarët e mi që ishin në aeroplan”, ka deklaruar 28-vjeçari për La Red. /Telegrafi/

TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori