Pasuria publike po keqpërdoret dhe po keqmenanaxhohet, prandaj për të parandaluar këtë dukuri negative, duhet të funksionojë në tërësi dhe unik, sistemi i menaxhimit të pasurisë publike. Kështu u vlerësua në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u diskutua rreth sistemit te menaxhimit te pasurisë.
Fillimisht kryetari i komisionit Ali Sadriu, theksoi se bazuar në raportet e ZAP-it që ka shqyrtuar komisioni, pothuajse në të gjitha rastet sistemi i pasurisë nuk ka qenë në rregull, andaj sipas tij është momenti i duhur që të ndërmerret diçka në këtë drejtim dhe të ketë vetëm një sistem të tillë.
“Është koha e fundit që ne ta kemi një sistem të avancuar dhe unik dhe është koha e fundit që ne shkojmë me kësi dualizmi. Për mua nuk ka raport financiar nëse ai raport nuk e ka të trajtuar E-sistemin. Pasuria sot është në pikë shënjestër e elementeve korruptive. E kemi parë nëpër komuna edhe nëpër subjekte të ndryshme, por edhe dikastere të ndryshme”, ka thënë ai.
Rreth kësaj çështje foli edhe zëvendësauditori i përgjithshëm, Artan Venhari, i cili vlerësoi se ZAP mund të ofrojë përkrahje që të tejkalohen këto probleme dhe të ketë një sistem unik i ri.
“Ne si zyrë kërkojmë që mos të ketë dyfishim, apo trefishim të informatave hyrëse që sistemi të komunikon dhe të jetë një sistem i përbashkët ku do t’mund të jetë të gjitha pasuritë, nga i cili mund të nxirren raportet përfundimtare nga ministria. Kjo është vetëm një kërkesë që ne kemi që të gjendet një gjuhë e përbashkët që ne të kemi një sistem që komunikon”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha mes tjerash se sistemi i pasurisë është shtrirë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe se përjashtim bëjnë institucionet të cilat akoma nuk kanë resurse të mjaftueshme.
Ai tha se sistemi ofron menaxhimin e pasurive kapitale dhe atyre jokapitale dhe se në sistem kanë qasje auditor të brendshëm të institucioneve e ata të jashtëm.
“Ministria e Administratës Publike, me qëllim të menaxhimit të efektshëm të pasurisë të institucioneve ka krijuar sistemin e pasurisë dhe me këtë synon të krijon sistemin e menaxhimit të pasurisë. Sistemi i menaxhimit të pasurisë mundëson mirëmbajtjen e saktë të të dhënave mbi pasurinë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Duke përmendur pengesat dhe vështirësitë të cilat janë cekur në raportet e auditorit ai u pajtua se ka mungesë të stafit të mjaftueshëm në institucione, zyrtarë të pasurisë, së logjistikës dhe depove.
Pas këtij diskutimi, anëtarja e komisionit Valbona Dibra, propozoi që të kërkohet nga ZAP-i raport me shkrim lidhur me siç tha ajo, keq-menaxhimin e stafit që po bëhet nga ZAP-i.
“Është një raport që po e kërkoj me shkrim nga Zyra e Auditorit Gjeneral për keq menaxhim të stafit. Duke u nis nga ajo që përmes mediave jemi njoftuar që ekziston një sindikatë në zyrën e auditorit dhe se sindikata është revoltuar dhe i ka dërguar një letër Zyrës së Auditorit Gjeneral. Në kuadër të këtij keqmenaxhimi të stafit ne si komision është e udhës të kërkojmë një raport me shkrim, se ku është problemi, pakënaqësia e stafit dhe si i adresohet auditorit gjeneral këtyre problemeve të stafit”, ka thënë ajo.
Kërkesa e saj zgjoi debat tek anëtarët e komisionit, e sidomos tek kryetari Sadria, i cili nuk pranoi që të diskutohet në këtë takim, duke insistuar që të kërkohet interpretim nga zyra ligjore e Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë çështje.
Debat i ashpër u zhvillua edhe në mes të Ramiz Lladrovcit dhe kryetarit të komisionit, Ali Sadriajt.
“Je i obliguar zoti kryetar me qitë në votim një kërkesë, apo propozim të një deputeti. Tregoma ligjin ku shkruan që e ndalon dhe mos më fol përmendësh. Tregona saktësisht me ligj ku nuk kemi të drejtë të kërkojmë një raport të punës së Zyrës së Auditorit. Ne kemi drejt dhe qite në votim e mos të shtyhemi në llafe”, ka thënë ai.
Mirëpo, pas një diskutimi të gjerë lidhur me këtë çështje, ata u dakorduan që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e radhës.
Mosprezenca e zëvendësministrit të Financave, Ramadan Avdiu, në mbledhjen e komisionit për të diskutuar lidhur me çështjen e sistemit të menaxhimit të pasurisë, u kritikua nga kryetari i komisionit.
Gjatë këtij takimi unanimisht u theksua se duhet të ketë një sistem me të avancuar dhe unik.
Me këtë rast, Komisioni rekomandoi që Ministria e Administratës Publike, Thesari dhe ZAP-i të formojnë një ekip të përbashkët në mënyrë që të trajtojnë këtë çështje dhe në një afat prej një muaji në komision të sillet një raport dhe të prezantohet, në mënyrë që fundi i vitit të gjitha organizatat buxhetore t”i gjejë me një sistem unik. U theksua se duhet të ngrihet niveli i kontrollit tek secila organizatë buxhetore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre