LAJMI I FUNDIT:

Pas lansimit në Prishtinë, kërkesë e madhe për Renault CAPTUR 2017 – shitjet tejkalojnë çdo pritje (Foto)

Pas lansimit në Prishtinë, kërkesë e madhe për Renault CAPTUR 2017 – shitjet tejkalojnë çdo pritje (Foto)

Renault Captur është vetura më e shitur në Evropë dhe Britani të Madhe në kategorinë e veturave ‘compact crossover’.

Por, kërkesa e madhe për modelin e ri të Renault Captur 2017 në Kosovë, tejakalon çdo pritje pavarësisht që Captur veçse është vetura më e shitur tek blerësit individual, duke kaluar edhe modelin tjetër të Renault, Clio, i cilin e mban vendin e pare në treg.


Enterieri ekskluziv i cili lidhet me Android!

Një javë pas prezantimit zyrtar në Prishtinë, nga përfaqësuesi zyrtar i Renault Auto Mita, kërkesa për modelin më të ri të Captur ka qenë e jashtëzakonshme, duke i tejkaluar të gjitha pritjet, dhe kjo ka bërë që përfaqësuesi i saj zyrtar të rrisë furnizimet me Captur edhe me dhjetëra njësi të reja, me tipare dhe karakteristika të ndryshme, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e ndryshme të blerësve.

Captur i ri në versionin #outdoor i shitur menjëherë

“Ende pa u bërë lansimi zyrtar i modelit të ri të Captur ne kemi marrë para-porosi të shumta nga blerësit që kanë qenë duke e pritur Captur-in më të mirë të bërë ndonjëherë. Kjo kërkesë i ka tejkaluar të gjitha pritjet tona dhe ne jemi shumë të lumtur që Captur i ri është modeli i preferuar i shumë blerësve” ka thënë Zgjim Mita, drejtor ekzekutiv në AutoMita.

Captur me ngjyrë të portokall, me kulm të zi


Në versionin e ri të Renault Captur 2017 vjen përmirësimi në cilësinë e enterierit, më shumë pajisje dhe një pamje e re, e dekoruar me kujdes, për t’i ngjarë modeleve të mëdha të veturave të Renault, përkatësisht modeleve si Kadjar dhe Koleos.

Modeli ngjyrë speciale të bardhë perlë me kulm të zi

Ndryshimi tjetër i madh në pamjen e Captur janë dritat e ditës LED që vijnë në formë të shkronjës C, që janë të integruara në pjesën e përparme të maskës, që e bën një dallim të qartë me modelin paraprak. Me shitjen e 5.2 milionë veturave për gjashtë muajt e parë të këtij viti, Renault Groupe është konfirmuar si lider botëror për numrin më të madh të makinave të shitura.