LAJMI I FUNDIT:

Para kafesë së parë: Secila femër DUHET të veprojë kështu sapo të zgjohet!

Para kafesë së parë: Secila femër DUHET të veprojë kështu sapo të zgjohet!
She has good night's sleep ; Shutterstock ID 247427473; PO: today-david

Për shkak të trajnimit joprofesional apo të sforcuar në qendrat e fitnesit dhe në sallat sportive ndodhin lëndime të shumta.

Mund të ushtroni në shtëpinë tuaj në mënyrë efikase, pa pagesë dhe pa u lënduar, theksojnë ekspertët, duke bërë ushtrimet e forcës të cilat janë shumë më efikase sesa ushtrimet me pesha, duke pasur parasysh që gjatë ushtrimeve përdorim vetëm peshën e trupit tonë, transmeton Telegrafi.


Ushtrimet më të mira janë ushtrimet galiç në të cilat nuk përdorim kurrfarë ngarkesash, pastaj pompat, qëndrimet me mbështetje në bërryla dhe shputa (plank) dhe me kërdhokulla të ngritura, ushtrimet e barkut pa ndarje të pjesës lumbale të kurrizit nga baza, si edhe ngritja e trupit dhe këmbëve nga pozita shtrirë në gjoks (“të shpinës”).

Mirëpo, kudo që të ushtrojmë, në shtëpi apo në palestër, para çdo rekreacioni është e nevojshme ngrohja prej pesë deri në 15 minuta.

Ushtrimet statike pa lëvizje bëhen prej 10 deri në 30 sekonda, duke ndryshuar tri deri në pesë ushtrime në po kaq seri. P.sh., këto janë pozicioni galiç i hedhjes para, anas dhe prapa në bërryla dhe shputa, imtimi i uljes me mbështetje për muri.

Ushtrimet dinamike siç janë galiç, hedhja e hapit, pompat, ngjitja e të ngjashme i përsërisim nga pesë deri në 20 herë, numri i ushtrimet sillet nga tri deri në pesë, me po aq seri, ndërkaq pushimi midis ushtrimeve patjetër duhet të zgjat së paku një ose dy minuta.

Ekspertët këshillojnë që këto ushtrime t’i bëni çdo mëngjes para se të pini kafen e parë dhe para kafjallit, ndërkaq rezultatet do t’i arrini shumë shpejtë! /Telegrafi/