LAJMI I FUNDIT:

OpenSignal: 61.43% e shqiptarëve me internet 4G me shpejtësi 20.26 Mbps

OpenSignal: 61.43% e shqiptarëve me internet 4G me shpejtësi 20.26 Mbps

Open Signal dje publikoi raportin me titull “Gjendja e LTE-së” për 2016-tën dhe ndryshe nga raportet e tjera këtë herë Shqipëria është pjesë e saj, shkruan PC World Albanian.

Kur kanë kaluar 15 muaj nga lançimi i shërbimeve 4G në Verën e vitit të kaluar, Shqipëria është në listën e 78 vendeve të cilat Open Signal i ka përzgjedhur për rrjetin më të mirë dhe më të qëndrueshëm LTE.


Të dhënat e raportit të fundit vinë nga informacionet e grumbulluara përgjatë tre mujorit të tretë, 1 Korrik – 30 Shtator, dhe për herë të parë Shqipëria është pjesë e tij.

Raporti citon se Koreja e Jugut është lider në disponueshmërinë e shërbimeve 4G për për shpejtësi titullin e merr Singapori. Globalisht vetëm 17.4 % e njerëz kanë qasje në rrjete 4G, andaj nëse ju keni atëherë jeni shumë me fat.

Shqipëria zë vendin e 46 nga 78 Shtete kur bëhet fjalë mbulim me shërbime 4G me një normë penetrimi prej 61.43% të popullsisë, e cila është një vlerë mjaft e lartë vetëm një vit nga lançimi, duke lënë pas Shtete si Britania, Italia, Franca, Turqia, Brazili madje edhe vendin fqinj Greqinë.

Sipas OpenSignal dhe të dhënat e grumbulluara nga aplikacioni i tyre Android dhe iOS, Shqipëria ka një shpejtësi mesatare të 4G-së 20.26 Mbps, duke u rënditur përsëri në vendin e 46-të.

Këtë listë e kryeson Singapori me 45.86 Mbps, ndjekur nga Koreja e Jugut me 45.77 Mbps dhe çuditërisht vendin e tretë e zë Hungaria me 40.61 Mbps.

Në rang kombëtar, Vodafone kryeson me shpejtësinë më të lartë mesatare të shkarkimi prej 20.2 Mbps ndjekur nga ALBtelecom me 19.8 Mbps dhe Telekom Albania shumë larg dy kryesuesve me 9 Mbps.

Kosova nuk është pjesë e raportit të LTE-së nga OpenSingal. (PCWorld Albanian)

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori