LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 3T del në treg, kushton 439 dollarë!

OnePlus 3T del në treg, kushton 439 dollarë!

OnePlus 3T tashmë është lansuar në Indi dhe ofrohet me çmim prej 439 dollarëve për versionin me 64GB  dhe 512 dollarë për atë me 128GB.

Të dy modelet do të dalin në shitje në Indi nga 14 dhjetori, dhe do të jetë ekskluzivisht në dispozicion përmes Amazon India.


OnePlus 3T është një variant më i fuqishëm i OnePlus 3 që ishte nisur në fillim të këtij viti. Telefoni është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 821 i shoqëruar me 6GB RAM. Ndryshe nga OnePlus 3, OnePlus 3T vjen në një variant të memories me 128GB.

Përveç procesorit të fuqishëm, OnePlus 3T gjithashtu ka një rezolucion më të lartë në kamerën 16MP dhe një bateri pak më të madhe.