LAJMI I FUNDIT:

OK ka sot ditëlindjen: Ja si nisi me humor, fjala më e rëndësishme e botës

OK ka sot ditëlindjen: Ja si nisi me humor, fjala më e rëndësishme e botës

Këtë të enjte, 23 mars 2017, është ditëlindja e 178 e fjalës më të rëndësishme në Amerikë dhe në botë. OK?

Po, OK është ajo fjalë. Dhe ajo lindi në faqen e dytë të gazetës “Boston Morning Post” , në 23 mars 1839 që i binte e shtunë, citon mediat britanike, Syri.net.


Në fakt, OK ishte aq e suksesshme që nga fillimi saqë ditëlindja e kësaj fjale nuk do të mund të dallohej më deri një shekull më vonë kur profesori i Universiteti të Kolumbias, Allen Walker Read, botoi një seri artikujt mbi OK-ein në gazetën “American Speech”. Duke shfletuar thuajse çdo faqe të çdo gazete të botuar në Boston nga fundi i viteve 1830, ai provoi se të gjitha OK-eit të çonin tek 23-marsi.

Në atë kohë, moda për shkurtime humoristike gjallëronte faqet e gazetave në Boston, disa duke përdorur inicialet e sakta për humor për emrat dhe aktivitetet, si A.B.R.S për  “Anti Bell Ringing Society” dhe O.F.M për “njeriun tonë të parë” dhe disa me gabime të qëllimshme, si O.K. ose O.W (në rregull). Kështu, konteksti për një gabim drejtshkrimi me humor ishte jashtëzakonisht efektiv, citon Syri.net.

Botuesi i “Morning Post” e pëlqente sajimin e tij të ri – që në filllesë ishte “o.k” – dhe e përdori atë disa herë atë vit. Ndërkohë, edhe gazeta të tjera në Boston e pëlqyen dhe filluan ta përdornin kombinimin e veçantë të K-së brenda vijës së lakuar O.

Deri në fund të vitit 1840, OK u bë kaq e suksesshme saqë nxiti një shkrimtar që të shkruante dhe publikonte në “Boston Times” një poemë komike rreth saj.

Pastaj historia e OK-it bëhet më e mistershme. Dikush futi idenë që ta përdorte për të miratuar dokumentet. ( Nuk ishte Presidenti Andreë Jackson, ky ishte lajm i gënjeshtërt.)

Dhe kur hekurudha dhe telegrafi u zhvilluan, dikush hodhi idenë që ta përdote si sinjal që treni do të arrinte në kohë. Dhe kështu vazhdoi…

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori