LAJMI I FUNDIT:

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Një familje tetëanëtarëshe që u larguan nga restoranti i ri pa paguar faturën prej qindra eurove në jug të Uellsit, ka nxitur reagime të ashpra nga opinioni pas publikimit të pamjeve nga pronari i restorantit – duke u shikuar mbi 12 milionë herë.

Kjo familje porositën specialitete të shtrenjta, 15 shishe të pijeve të ndryshme, ëmbëlsira dhe sallata në restorantin italian Bella Ciao në Port Talbot, transmeton Telegrafi.


Pasi mbushën barkun me ushqimet e tyre të preferuar, kjo familje vendosi të largohet pa paguar kur panë faturën prej 380 eurove.

Menaxheri i lokalit Tyrone Reese, tha se gruaja e tij kishte ndjenjë të çuditshme për këtë familje që filluan të kthejnë pjatat me ushqim – që pothuajse nuk i kishin prekur fare.

“Ata porositën ushqimet më të shtrenjta që ishin në meny. Gruaja e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull”, shtoi Reese.

Megjithatë kjo nënë kishte tentuar fillimisht t’i mashtrojë punonjësit duke tentuar të paguaj me kartelën e kursimeve që iu refuzua dy herë nga pajisja e për pagesa – duke u kërkuar atyre të kujdesen për të birin e saj derisa të kthehet me paratë.

Por ajo nuk u kthye, kurse i biri pranoi një telefonatë dhe më pas u largua me shpejtësi nga restoranti. E pas publikimit të pamjeve që u bën virale dhe u shikuar nga 12 milionë persona, Reese filloi të pranonte telefonata nga pronarët e restoranteve tjera.

Ata ia bënë me dije se ishin viktima të një mashtrimi të ngjashëm nga kjo familje që ishin larguar pa paguar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Opera

Opera

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Fun
Kalo në kategori