LAJMI I FUNDIT:

Ohri fiton dy grante me vlerë mbi 600 mijë euro për projekte ndërkufitare

Ohri fiton dy grante me vlerë mbi 600 mijë euro për projekte ndërkufitare

Komuna e Ohrit ka fituar dy grante për Programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, me një vlerë prej 780 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëri grant ka të bëjë me shërbimet shëndetësore sociale për pleqtë dhe fëmijët si edhe parandalimi i sëmundjeve, që ka vlerë prej 180 mijë euro, të siguruara nga IPA2 fondet.


Granti i dytë prej 600 mijë euro ka të bëjë me menaxhimin e qëndrueshëm dhe trajtimin e bio mbeturinave, duke përdorur metoda për prodhimin e bio derivateve./Telegrafi/