LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Serbisë pro heqjes së regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës (Video/Dokument)

Oda Ekonomike e Serbisë pro heqjes së regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës (Video/Dokument)

Odat ekonomike të Ballkanit Perëndimor, po kërkojnë që të ketë liberalizim të vizave mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Këtë kërkesë të përbashkët, që e ka siguruar “RTV Dukagjini”, e kanë bërë tetë odat ekonomike të kësaj pjese të Ballkanit, përfshirë këtu edhe odën e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shtete këto që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.


“Odat ekonomike, Forumi i Investimeve i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, komuniteti i biznesit të cilat ne i përfaqësojmë, apelojnë të ndërmarrin masa në përputhje me kompetencat e tyre, në mënyrë që të tejkalohen problemet aktuale dhe të mundësojë heqjen e vizave ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga krerët e odave ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu beson se kjo kërkesë ka fuqinë e mjaftueshme, që të merret parasysh dhe të mos ketë pengesa më, derisa do të adresohet në institucionet kryesore të Bosne e Hercegovinës.

E pafuqishme që të marrë vendime vetë, për shkak të një sistemi të komplikuar qeverisës, Bosnja dhe Hercegovina, nuk ka mundur të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në mungesë të një përgjigjeje për marrëdhënie të mira fqinjësore, Qeveria e Kosovës, dy vjet më parë kishte vepruar njëlloj./RTV Dukagjini- Telegrafi/