LAJMI I FUNDIT:

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë hapet të dielën me koncert ekskluziv

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë hapet të dielën me koncert ekskluziv

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike dhe karakteristika akustike sipas të gjithë standardeve botërore, do të jetë i hapur të dielën në orën 19 me koncert ekskluziv të Filarmonisë me të cilin solist do të performojë pianisti i njohur maqedonas me famë botërore Simon Tërpçeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filarmonia e Maqedonia, e cila është institucioni më i vjetër nga sfera veprimtarisë muzikore-skenike në republikën e Maqedonisë, bëhet me objekt pas 73 viteve nga ekzistimi.


Koncerti do të jetë nën dirigjimin e një prej dirigjentëve më prestigjioz dhe më të kërkuar të të gjithë kohërave, maestro Vlladimir Ashkenazi nga Rusia.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska sot në konferencën për shtyp tha se shumë është investuar në këtë objekt dhe shumë dashuri, me përkushtim dhe punë të madhe gjatë viteve të kaluara si Ministri e Kulturës dhe si ekip i cili ka punuar në ndërtimin e objektit, kanë dhënë gjithçka nga vetja që të ketë një objekt të këtillë sipas të gjithë standardeve botërore me akustikë më të lartë, njofton AIM.

Tërpçeski theksoi se është i nderuar që është i ftuar të performojë në hapjen e sallës së re të koncerteve dhe që do të ketë mundësi që sërish të bashkëpunojë me maestro Ashkenazi.

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë shtrihet në sipërfaqe prej 12.400 metra katrorë. Disponon me dy salla, sallë të madhe me kapacitet prej 1.000 vendeve dhe sallë të vogël, shumë-dedikuese me kapacitet prej 310 vendeve prej të cilëve 168 janë ulëse fikse, 110 janë ulëse teleskopike dhe 32 mobile.

Objekti posedon edhe kafene, dyqan muzikor dhe vende për parkim për të punësuarit. Në gjithë procesin e ndërtimit të objektit janë respektuar të gjithë qëllimet programore dhe kërkesat e të punësuarve në Filarmoni.

Është furnizuar edhe pajisje e re e kompletuar për muzikantët, karrige në varshmëri nga tipi i instrumentit, trekëmbësha dhe mbajtës për instrumente, vitrina të posaçme për ruajtje të instrumenteve, mbajtës për partipaturat dhe trupa ndriçues për ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori