LAJMI I FUNDIT:

Njëra nga këto dyja ka shansin më të madh që t’ju “vjedhë” bashkëshortin. Ja përse?

Njëra nga këto dyja ka shansin më të madh që t’ju “vjedhë” bashkëshortin. Ja përse?
-->

Shkencëtarët kanë zbuluar që meshkujt mund të vërejnë kur femra ka ovulacion, por edhe kur nuk ka, në bazë të vështrimit në fytyrë

Femrat gjatë ditëve frytshme janë më të lira, pa probleme që të vallëzojnë dhe të bëhen “mbretëresha” të podiumit, të sigurta në ecje, me një fjalë – janë joshëse, transmeton Telegrafi.

Kështu që ata meshkuj të cilët nuk duan që edhe për një kohë të bëhen baba, në atë mënyrë dinë se a duhet t’u dorëzohen apo jo momenteve të entuziazmit.

Hulumtuesit e Universitetit të Bernës konsiderojnë që femrat gjatë ovulacionit paraqesin rrezik dhe kështu “pushtojnë” meshkujt.

Në një studim të publikuar në internet, janë pyetur 160 femra të cilat kanë publikuar fotografitë e tyre gjatë ditëve të frytshme dhe të pafrytshme. Të intervistuarit kanë pasur për detyrë të vërejnë dallimin në ato fotografi dhe të theksojnë se cila është më tërheqëse.

Për të mos gjykuar vetëm pas një hulumtimi të bërë, është përpiluar edhe një test, mirëpo në laborator, ndërkaq janë pyetur 60 femra. Në “garën” e zgjedhjes së fytyrës më të bukur, femrat janë pyetur cila do të mund më lehtë t’i “shfrytëzojë” rastin.

”Të dhënat tona tregojnë që te femrat niveli i estrogjenit më shumë është i lidhur me konkurrencën e brendshme seksuale se sa testosteronet. Femrat të cilat janë në kohën e frytshme paraqesin më shumë rrezik për femrat të cilat janë më pak të frytshme”, tregojnë rezultatet e hulumtimit. /Telegrafi/