Nissan ka zbuluar shifrat kryesore të cilat e ndihmuan modelin Qashqai të ketë lidership 10 vjeçar në kategorinë e ‘crossover’.
Nissan është fokusuar në numrin 10 pasiqë vetura e saj – Qashqai feston një dekadë të suksesit të shitjeve dhe lidershipit në tregun e veturave ‘crossover’.
Për të festuar 10 vjetorin, Nissan ka shfaqur një video duke treguar disa nga shifrat të cilat e kanë bërë modelin Qashqai veturën crossover më të shitur në Evropë.
99 – është numri i shteteve në të cilat shitet zyrtarisht Nissan Qashqai. Në këtë listë gjenden edhe Kosova e Shqipëria, ku Nissan ka përfaqësi zyrtare. Për Kosovë dhe Shqipëri është salloni i AutoMita që e ka përfaqësinë e Nissan, dhe ofron gjeneratën e dytë të Qashqai, me gjitha versionet.
3.3 milionë Qashqai janë shitur në nivel global që prej shkurtit të 2007, kur vetura doli për herë të parë në shitje.
2.3 milionë është numri i njësive të Qashqai të shitur në Evropë që nga lansimi i veturës në shkurt të 2007.
81 – është numri i çmimeve të mëdha të industrisë që Nissan Qashqai i ka marrë që nga lansimi fillestar në 2007.
19 – është numri i shteteve në të cilat Nissan Qashqai është votuar ‘Vetura e Vitit’.
21 – për 21 muaj gjenerata e dytë e Qashqai është shitur në 500,000 njësi. Asnjë makinë tjetër e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar nuk e ka arritur një total të tillë në kohë kaq të shpejtë.
45,000 është numri që tregon sa vende pune të reja janë krijuar në Evropë nga Qashqai.
75.000 – numri i testeve të “sigurimit të vazhdueshëm të cilësisë” që kanë kryer inxhinierët e Nissan në Qashqai që nga viti 2007.
600 – është numri i ditëve gjatë të cilave audio sistemi i Nissan Qashqai është lëshuar pandërprerë në vëllim të plotë, për tu siguruar që zëri në veturë tingëllon qartë si kristali gjatë gjithë jetës së makinës.
2,708 – pjesë gjenden në gjeneratën e dytë të Nissan Qashqai.
Një numër tjetër me rëndësi është numri 21. Ky numër tregon se sa modele rivale janë lansuar që prej fillimit të Nissan Qashqai në industrinë e veturave crossover.
Për shifra të tjera të rëndësishme dhe rezultatet e ndryshme në numra, mund të shihni videon e mëposhtme për arritjet e jashtëzakonshme të Nissan Qashqai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Genesis njofton për ndryshimet e reja të modelit GV70
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre