LAJMI I FUNDIT:

Në Bruksel takim Cipras-Trump

Në Bruksel takim Cipras-Trump

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka pasur një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan Donald Tramp në margjinat e samit të NATO-s në Bruksel, njoftojnë mediat greke.

Vëzhgoj se çfarë ndodh. Shënoni rritje dhe kjo është e jashtëzakonshme. Greqia është një vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm”, deklaroi Trump në takimin me Cipras.


“Pata mundësinë që të bisedoj me presidentin amerikan Donald Trump në takimin në Bruksel”, ka shkruar Cipras në Twitter.

Kryeministri grek  i është përgjigjur pozitivisht komenteve të presidentit amerikan, duke theksuar se Greqia  po përpiqet që të ballafaqohet me krizën edhe për momentin ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme, në të cilën duhet që të merren vendime kritike që të ndihmohet procesi i rritjes dhe zhvillimit të vendit dhe ekonomia e saj.

Në samitin e NATO-s në Bruksel, Cipras ka pasur takime edhe me kolegun italian Paolo Xhentiloni.