LAJMI I FUNDIT:

Dialogu përcakton të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në BE

Dialogu përcakton të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në BE
EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini, gestures during a press conference with Kosovo Prime Minister Isa Mustafa during her first visit in Kosovo capital Pristina on Thursday, March 26, 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.


Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogherini në pyetjen e gazetës “Zëri” se a ka të ardhme për Serbinë e Kosovën në Bashkimin Evropian pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste.

Në anën tjetër presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitaroviq, ka thënë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në Evropë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët.

Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë samit se bashkëpunimi është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori