Në Ministrinë e Financave u mbajt sot takimi i radhës i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (KPPP) i udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti, ku diskutuan dhe u aprovuan 3 projekte për Komunën e Ferizajt.
Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj”, për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit”, si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “ ndërtimi i parkingut P3” në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë.
Gjatë takimit u bë e ditur se sipas studimit të Fizibilitetit qëllimi i Projektit për sigurimin e shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj, është që sigurimi në shkollat fillore dhe të mesme në Ferizaj në 13 lokacione të identifikuara nga Komuna e Ferizajt të rritet në mënyrë të dukshme dhe që standardi i sigurisë në këto institucione të jetë i lartë dhe cilësorë.
Në këtë takim u bë e ditur se qëllimi i Projekt propozimit për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit, është që parkingu të ketë hapësirën e mjaftueshme në mënyrë që ai të jetë i shfrytëzueshëm për të gjithë qytetarët pasi që ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit dhe ka qasje të mirë për automjete. Në kuadër të këtij projekti, mbi parkingun nëntokësorë parashihen të ndërtohen hapësira të gjelbra të cilat do të shërbejnë si parqe dhe hapësira në shfrytëzim për qytetarët.
Ndërsa, sa i përket Projekt propozimit për ndërtimin e parkingut P3 në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë, anëtarët e Komitetit të PPP-së u njoftuan nga përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt se qëllimi i këtij projekti është që parkingu të ketë hapësirën e mjaftueshme në mënyrë që ai të jetë i shfrytëzueshëm për të gjithë qytetarët dhe ka qasje të mirë për automjete. Në kuadër të kësaj ndërtese parashihen të ndërtohen hapësira të gjelbra të cilat do të shërbejnë si parqe dhe hapësira në shfrytëzim për qytetarët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre