LAJMI I FUNDIT:

Mercedes 280SE i rikonstruktuar që të konkurrojë me Rolls-Royce Cornice (Video)

Mercedes 280SE i rikonstruktuar që të konkurrojë me Rolls-Royce Cornice (Video)

Jay Leno ka rikonstruktuar dhe e ka nxjerrë në rrugë një Mercedes që është prodhuar në vitin 1971.

Përkundër kohës së prodhimit dhe ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, pjesa e jashtme e makinës ka gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, i janë bërë ndryshime nën kapak, për t’i shtuar fuqinë dhe lehtësuar lëvizjen me disa mundësi aerodinamike.

Modeli 280SE është punuar në detaje dhe pritet të konkurrojë me një nga veturat më të mira të llojit saj që është Rolls-Royce Cornice.

Më poshtë mund ta shihni nga afër këtë makinë dhe gjatë lëvizjes, si dhe shumë detaje interesante që e shoqërojnë. /Telegrafi/