LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e ÇUDITSHME përmes së cilës MESHKUJT mund të duken më JOSHËS

Mënyra e ÇUDITSHME përmes së cilës MESHKUJT mund të duken më JOSHËS

Meshkuj, ekziston një mënyrë për ta bërë veten të mbani erë joshëse dhe nuk përfshinë blerjen e një parfumi të shtrenjtë dhe luksoz.

Në fakt, produktin në fjalë mund ta gjeni në kuzhinë, transmeton Telegrafi.


Sipas hulumtimeve të kryera nga profesori Craig Roberts, ngrënia e katër karafilave të hudhrave bën që meshkujt të mbajnë aromë më joshëse ndaj seksit të kundërt.

Po pra, mirë e lexuat!

Në eksperimentin e vogël të publikuar në revistën Appetite në vitin 2015, gratë e kishin nuhatur aromën e meshkujve të cilët kishin ngrënë dy karafila të hudhrave dhe të meshkujve të cilët kishin ngrënë katër karafila të hudhrave në javë.

Pastaj, ato e kishin vlerësuar aromën e secilit mashkull sipas nivelit të joshjes, kënaqësisë, intensitetit dhe burrërisë.

Meshkujt të cilët kishin ngrënë katër karafila të hudhrave kishin shënuar pikët më të larta.

Sidoqoftë, para se ta pini kafenë e mëngjesit të shoqëruar me një hudhër, duhet të keni parasysh se gratë i kishin nuhatur trupat e tyre, jo gojën.

Pra, era e keqe e gojës e shkaktuar nga hudhra është ende e tmerrshme për dy gjinitë.

Studimi tregon se konsumimi i hudhrës, pavarësisht efekteve të mahnitshme shëndetësore, i bën meshkujt të mbajnë aromë më të shëndetshme – rrjedhimisht, i bën biologjikisht më joshës ndaj grave. /Telegrafi/