Nuk ka ndonjë rregull të veçantë se kur është koha e vërtetë për qethje e parë të flokëve. Nëse fëmija ka flokë të gjatë, të cilat e pengojnë, mund t’ia qethni edhe para se t’i mbushë një vit.
Si ta bindni fëmijën?
Mund ta merrni me vete te floktari në sallon kur ju shkoni për t’i qethur flokët. Në këtë mënyrë më mirë do të njihet me ambientin, do të shohë se si bëhet qethja e flokëve dhe si duhet të qëndrojë ulur derisa zgjat qethja.
Luajeni rolin e floktarit në ambientin e banimit tuaj. Vendoseni ulur në karrige dhe vërjani një peshqir rreth qafe sikur e bën floktari. Përdoreni krehër dhe gërshërë plastike.
Bisedoni me fëmijën – tregoni se si do të shkojë në sallon te floktari për t’u qethur, se si do të bëhet i bukur dhe se do të argëtohet shumë. Varësisht nga mosha, fëmijën mund ta lini të qëndrojë vetë ulur apo ta mbani në prehër para pasqyrës, mirëpo nëse konsideroni se fëmija do të frikësohet, më mirë është t’ia ktheni shpinën pasqyrës. Ngadalë vërjani mbështjellësen që të mos frikësohet, transmeton Telegrafi.
Nëse refuzon, provoni t’ia vini vetëm një peshqir. Në vend se t’i lahen flokët, më mirë është që t’i spërkatën me ujë. Pas qethjes zhvishjani kanotierën që të mos e irritojnë qimet. Patjetër fotografohuni, sapo të përfundojë qethja. Kjo do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme për ju dhe për fëmijën tuaj.
Çfarë duhet të bëni, nëse fëmija juaj akoma refuzon të qethet?
Nuk bën të insistohet më shumë, për të mos e përjetuar qethjen si diçka shumë të keqe. Merreni në prehër dhe luani me të, derisa floktari e qeth. Merrni me vete ndonjë libër me fotografi për fëmijë që ta shikoni bashkë.
Cila është koha më e mirë për të caktuar qethjen?
Koha më e mirë për qethje është pas të ketë ngrënë fëmija racionin e vet të ushqimit, që fëmija të mos jetë i uritur dhe të mos bëhet nervoz. Nëse keni kohë të mjaftueshme gjatë ditës, zgjidhni kohën kur fëmija është më i qetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre